Islanda në panik për shpërthim vulkanik! Gazetarët largohen menjëher nga zona
Korrespondentja e BBC-së Jessica Parker po raportonte nga qyteti islandez i Grindavik kur autoritetet urdhëruan një evakuim të menjëhershëm për këdo në zonë.
Banorët po lejoheshin të ktheheshin në qytet në numër të vogël për të marrë shpejt sendet kur erdhi urdhri i evakuimit.
Autoritetet më vonë thanë se zona përreth Grindavik u evakuua pasi u zbulua dioksid squfuri, duke shkaktuar frikën e një çarjeje të re në tokë.
Gadishulli më i gjerë i Reykjanes u godit nga qindra tërmete të hënën dhe sipas shkencëtarëve pritet një shpërthim vullkanik.
Ka pasur një rritje të aktivitetit të tërmeteve në rajonin përreth kryeqytetit islandez, Reykjavik, që nga fundi i tetorit.
Kjo është për shkak të një lumi nëntokësor të magmës – shkëmb i nxehtë i lëngshëm ose gjysmë i lëngshëm – rreth 15 km (10 milje) në gjatësi që lëviz lart nën sipërfaqen e tokës.
KOHA JONË SONDAZH

