ITALI/ 17-vjeçarja hakmerret me ish të dashurin, i çon 4 djem në shtëpi

Një 17-vjeçare ka paguar katër djem për të ndëshkuar ish-të dashurin e saj. Ngjarja ka ndodhur në Torino. Të rinjtë iu futën në shtëpi djalit dhe duke e kërcënuar me gërshërën në fyt, e kanë rrahur dhe i morën edhe disa rroba e sende të tjera nga shtëpia.

Policia e Torinos ka arrestuar tre prej tyre dhe ka nisur hetimet për 17-vjeçaren, e cila donte të hakmerrej me ish-in. Pas hetimeve, duke monitoruar edhe profilet në rrjetet sociale të personave të përfshirë, u mundësoi policëve të identifikonte katër të rinjtë.

Në shtëpitë e tyre u gjetën veshje dhe sende që përputheshin me sendet e denoncuara të vjedhura.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?