Itali, 18 vjeçari shqiptar kapet me mbi 2 kg drogë në shtëpi pasi raportua

Një 18 vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga karabinierët në Compagnia della Spezia, pasi u kap me lëndë narkotike.

I riu me iniciale O.D, u arrestua duke shitur drogë në zonën më të populluar të qytetarët.

Duke mbledhur raportet e banorëve, të shqetësuar për lëvizjet e dyshimta të tij, policia e vuri nën vëzhgim. Ai u arrestua në flagrancë me 30 gram hashash të ndarë në katër porcione.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkimi pasues në shtëpi, ka bërë të mundur zbulimin e një sasie më të lartë. Karabinierët gjetën dy pako kanabis me nga 1 kg secila dhe pjesë të tjera më të vogla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në banesë u gjetën edhe peshore elektronike dhe 1 200 euro para të gatshme të përfituara nga aktiviteti i dyqanit të drogës.

Djali u arrestua dhe u vendos në arrest shtëpiak deri në dënimin përfundimtar të tij.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?