Itali, 26 vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në aksident

Një 26 vjeçar shqiptar banues në Nichelino, gjeti vdekjen në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm në Itali. Aksidenti ndodhi në rrugën provinciale 222 në Castellamonte.

Djali ishte në bordin e një mjeti Citroen C3 së bashku me një vajzë 28-vjeçare rumune.

Pak përpara kryqëzimit për në Bairo u përplas me një “Fiat Idea” që po vinte në drejtimin e kundërt. Djali vdiq në çast.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vajza rumune u dërgua me urgjencë në spitalin Giovanni Bosco, ku ndodhet në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në makinën tjetër ishte një kuzhinier që jeton në Samone. Ai u transportua për në spital pas plagëve të marra.

Dinamika e aksidentit po shqyrtohet nga karabinierët.

CASTELLAMONTE - incidente mortale a Natale

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?