Itali, Draghi i kalon zyrtarisht pushtetin Melonit

Italia ka zyrtarisht kryeministre të re. Mario Draghi mirëpriti Giorgia Melonin dhe i dorëzoi asaj pushtetin me simbolikën e kalimit të ziles. Ky ishte edhe momenti që liderja e Fratelli D’Italia mori zyrtarisht detyrën në Palazzo Chigi.

“Të gjej shumë mirë”, i tha ajo Mario Draghit, kryeministri i cili pas një ore takim u largua me duartrokitjeve të shumta të atyre me të cilët kishte ndarë zyrat e punës deri më sot.

Meloni dhe ministrat e qeverisë së re u betuan në Quirinale përpara kreut të shtetit, Sergio Mattarella mbrëmjen e djeshme, duke nisur kështu punën si ekzekutivi i parë italian i kryesuar nga një grua.

SHKARKO APP