Itali/ Dron kundër bredharakëve dhe arrestim atyre që shkelin karantinën
Janë 52 mijë italianë, që janë kapur duke shëtitur rrugëve pa ndonjë arsye madhore. Disa prokurorë tashmë janë angazhuar për gjobat.
Në Lombardi janë 2168 të vdekur dhe thuajse 14 mijë të infektuar. Një thirrje telefonike është bërë midis Kryeministrit Conte dhe Presidentit të Rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana: Nevojitet ushtria, njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi!
Ikën dhe hilet e njoftimeve me celular, që të tregojnë se ku janë bllokuar rrugët. Italianët tani duhet të ruhen nga qielli. Një dron do të vëzhgojë turmat e njerëzve në parqe, në sheshe, madje edhe në det ose nëpër fshatra. Kjo është masa e fundit e ndërmarrë për të kapur dhe çuar në shtëpi ata që nuk respektojnë kufizimin e udhëtimit e sidomos nuk përmbahen për të mos lëvizurr pa ndonjë arsye të domosdoshme. Në Toskana tashmë, Policia është pajisur me dronë.