Itali, kapen të rinjtë shqiptarë me kokainë në makinë
Dy të rinj shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane, në Savona, nën akuzën e trafikimit të drogës.
Mediet fqinje shkruajnë se të rinjtë B.E. dhe L.A., të dy 22 vjeç, u arrestuan mbrëmë.
Të dy shqiptarët, të arrestuar ishin në një makinë që po lëvizte me shpejtësi të ulët, por tërhoqi vëmendjen e patrullës.
Më pas policia urdhëroi ndalimin e makinës dhe pas kontrollit u gjet dhe sekuestrua 4 gram kokainë e ndarë në 6 doza të gatshme për t’u shitur.