Itali, kapen të rinjtë shqiptarë me kokainë në makinë

Dy të rinj shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane, në Savona, nën akuzën e trafikimit të drogës.

Mediet fqinje shkruajnë se të rinjtë B.E. dhe L.A., të dy 22 vjeç, u arrestuan mbrëmë.

Të dy shqiptarët, të arrestuar ishin në një makinë që po lëvizte me shpejtësi të ulët,  por tërhoqi vëmendjen e patrullës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas policia urdhëroi ndalimin e makinës dhe pas kontrollit u gjet dhe sekuestrua 4 gram kokainë e ndarë në 6 doza të gatshme për t’u shitur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?