Itali: Mbi 30 mijë viktima nga Covid-19, 243 të vdekur në 24 orë

Ka shkuar në mib 30 mijë nurmi i viktimave nga koronavirusi në Itali.

Italia ka regjistruar 243 viktima dhe 1327 raste pozitive më shumë në 24 orë.

Numri i personave aktual pozitiv me COVID 19 është 87 961 raste, me një reduktim me 1,663 të prekur më pak se një ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga nisja e pandemisë deri më sot, Italia ka regjistruar 30,201 viktima dhe 217,185 persona të infektuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2,928 pacientë të shëruar më shumë dhe numri i tyre deri më sot është 99,203.

Në repartet e terapisë intesive dita e sotme ka regjistruar 148 pacientë më pak dhe nurmi i tyre që po kurohen aktualisht është 1,168.

Në repartet spitalore numri i pacentëve është tkurrur në 14 ,636.

Në rajonin e Lombardisë sot janë regjistruar 634 raste pozitive më shumë dhe 94 viktima më shumë.

Deri më sot në Itali janë kryer 2,445,063 tampone.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?