Itali/ Moti i keq shkakton përmbytje dhe dëme në disa rajone

Një valë moti të keq ka përfshirë Italinë veriore dhe qendrore, duke shkaktuar përmbytje, dëme materiale dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Situata më e rënduar paraqitet në Veneto, ku në Venezia dhe komunat përreth janë bllokuar nënkalime dhe rrugë, duke rrezikuar qarkullimin e qytetarëve.

Padova, përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa zona, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë në mbi 30 raste. Probleme të ngjashme janë raportuar edhe në jug të Milanos, ku uji ka arritur deri në 40 centimetra, si dhe në Prato, ku pemë të rrëzuara kanë dëmtuar makina dhe çati.

Viterbo, një stuhi e fuqishme me breshër dhe erëra të forta ka shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje energjie, ndërsa në Romë dhe provincën përreth janë regjistruar mbi 100 ndërhyrje të zjarrfikësve, kryesisht për pemë të rrëzuara dhe dëme materiale në bregdet dhe zonat juglindore të kryeqytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?