Itali – “Na ndihmoni po vdesim nga i ftohti”. Pamjet e para nga hoteli

“Na ndihmoni, po vdesim nga i ftohtë” është thirrja dëshpëruese e një prej personave të bllokuar në hotelin luksoz i cili u  godit nga një ortek i fuqishëm në provincën e Pescaras mbrëmjen e djeshme 18 janar 2017.

Të tjera mesazhe për ndihmë janë dërguar direkt tek shërbimi i emergjencave ndërkohë janë publikuar dhe pamjet e para.

Deri tani vetëm trupi i pajetë i një personi është nxjerrë nga rrënojat ndërsa autoritet besojnë se në hotelin Rigopiano në Gran Sasso, në afërsi të qytetit Farindola, në provincën e Pescaras ndodhen të bllokuar rreth 30 persona, mes tyre edhe fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy persona janë shpëtuar deri tani nga hoteli i përfshirë nga masa e madhe e borës, teska ekipet e emergjencës po vijojnë kërkimet. Njëri prej të mbijetuarve tregon i dëshpëruar se bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët ndodhen në hotelin e përfshirë nga orteku.

Swiss Digital Mobile Reklama

38-vjeçari ka shpëtuar vetëm sepse në momentin e ortekut ai kishte shkuar tek makina e tij, por gjithsesi kanë qenë ekipet e emegjencës që e kanë shpëtuar. Sipas informacioneve të para dhe raporteve të mediave italiane, kanë qenë lëkundjet e shumta të tërmeteve që kanë shkaktuar ortekun dhe për pasojë aksidentin tragjik. Në fakt ngjarja ka ndodhur mbrëmë, por rrugët e bllokuara nga bora kanë bërë të pamundur ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve të emergjencës.

Natën e kaluar në zonë janë regjistruar 80 lëkundje në zonë, të cilat pasojnë tre tërmete të forta në Italinë Qëndrore, të gjitha mbi 5 ballë.

Si pasojë e tyre një person humbi jetën dhe një tjetër rezultoni humbur.

3c44fff800000578-4134306-image-a-42_14848169758523c45803200000578-4134306-image-a-59_14848219364733c44c68500000578-4134306-image-m-16_14848139300873c45631800000578-4134306-image-a-46_14848192260313c4771a500000578-4134306-image-a-63_14848232306733c47b60700000578-4134306-image-a-78_14848249209503c44c0f100000578-4134306-image-a-2_14848135107363c45bae300000578-4134306-image-a-57_1484821384901

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?