Itali, në 24 orët e fundit shënohen 53 viktima, 234 998 të infektuar në total
Italia po e mbyll fundjavën e parë të hapjes së vendit e marrjes fund të regjimit të izolimit nga pandemia.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 53 viktima e 197 raste më shumë.
Sot Italia në total regjistron 33 899 viktima e 234 998 të infektuar nga Covid 19.
Deri më sot në Itali janë 165 837 të shëruar e në 24 orët e fundit janë 759 të shëruar më shumë se një ditë më parë.
Në struktura spitalore po kurohen 4864 pacientë e 287 në reparte të terapisë intensive.
Në rajonin e Lombardisë më i prekur nga pandemia janë shënuar 125 raste pozitive më shumë e 21 viktima nga koronavirus.
Deri më sot numri i viktimave në Lombardi është 16 270 e të infektuarit janë 90 195.
Tamponë të kryera deri më sot në Itali rreth 4 milionë e 300 mijë.