Itali, përleshje fizike mes policisë dhe aktivistëve pro-refugjatëve
Qindra anarkistë dhe aktivistë kanë nxitur trazira në kufirin Austri-Itali, në një stacionin duke hedhur gurë, fishekzjarrë dhe bomba tymuese ndaj policëve, të cilët përdorën shkopinj gome dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve.
Lajmi vjen nga mediat Italiane, ku thuhet se demonstratat midis Italisë dhe Austrisë janë si përgjigje ndaj zbatimit të masave të rrepta të kontrollit të kufirit ndaj fluksit të refugjatëve.
Rreth 500 aktivistë u mblodhën para hyrjes kryesore të stacionin e trenit, duke mbajtur parulla ku shkruhej “Mbyllni derën e fashizmit”, “Koha për të nisur revolucionin social”, “Shkatërroni barrierat” dhe të tjera. Të paktën 4 oficerë dhe disa protestues u plagosën në trazirat, sipas La Repubblica. Qindra anëtarë nga të ashtuquajturit të anarkistë të bllokut të zi, erdhën nga rajone të tjera të Italisë, Gjermanisë dhe Spanjës për të marrë pjesë në demonstrata.
Anarkistë sulmuan stacionin e trenit, përkohësisht bllokuan hekurudhën, dhe më pas u shpërndanë në një fshat aty pranë. Policia u kundërpërgjigj protestueseve duke përdorur ujë me presion. Turma thuhet se ka shkuar drejt Austrisë.
Ministri i Brendshëm austriak Wolfgang Sobotka ka përjashtuar idenë e ndërtimit të një gardhi në kufirin austriak-italian në një konferencë të shtunën, njoftojnë mediat vendase. “Nuk do të ketë gardh në Brenner dhe kufiri nuk do të mbyllet”, tha ministri, duke shtuar se në qoftë se “Italia nuk do të ketë nevojë për kontrolle kufitare dhe kontrolleve të tjera”.
Përshtati: Redjon Shtylla
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=rdCnOk01MLw” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

