Itali: Prifti infektohet me Covid pas udhëtimit në Shqipëri, rëndë në spital
Mediat lokale italiane informojnë se një prift italian 54 vjeç është infektuar nga Covid 19 pas një udhëtimi në Shqipëri.
Ai po kurohet në gjëndje të rëndë në repartin e terapisë intesive në spitalin Santo Stefano në Prato të Italisë.
Sipas fakteve të rrëfyera nga prifti italian, ai kishte manifestuar simptomat e para të virusit gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri ku kishte kryer dhe tamponin, por që kishte rezultuar negativ.
Pas përgjgjes negativ të tamponin kleriku italian është rikthyer në Iitali me një traget të linjës nga Shqipëria në Bari.
Gjëndja e tij shëndetësore është përkeqësuar pas orëve të mbërritjes në Itali ku është shoqëruar më pas në sptialin e Pratos.
Autoritetet italiane janë vënë në gjurmimin e personave që kanë udhëtuar së bashku me priftin e infektuar në tragetin e linjës. nisur nga Shqipëria e mbërritur në Bari më datë 29 gusht 2020.