Itali/ Regjistrohen 614 të shëruar dhe 34 të vdekur nga COVID-i në 24 orët e fundit
Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 34 viktima nga koronavirusi.
Totali i viktimave që nga fillimi i pandemisë Covid është rritur në 34 678
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 614 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 186 725
Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 296 raste të reja pozitiv për një total prej 239 706 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.