Itali, rriten lehtë rastet me Covid-19
Ka pësuar një rritje të lehtë numri i rasteve të reja me Covid-19 në Itali. Në deklaratën e përditshme për shtyp të Emergjencave Civile, raportohet se 5 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orë ndërsa rastet e reja janë 190 nga 159 që ishin të hënën. Të dhënat e tjera tregojnë se të shëruarit janë 177 ndërsa janë kryer mbi 43 mijë testime. Tre rajone italiane nuk kanë raportuar raste të reja dhe ato janë Basilicata, Molise dhe Valle D’Aosta. Numri më i madh i rasteve të reja u regjistrua në Lombardi me 44 të infektuar, ndjekur nga Emilia Romagna me 42 raste, Veneto me 20 dhe Lazio me 17.