Itali/ Shkatërrohet grupi i trafikantëve, mes tyre 8 shqiptarë

Dhjetë persona janë arrestuar në Monza dhe në disa qytete të tjera të Italisë për trafik të lëndëve narkotike.  Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, bëhet me dije se në pranga kanë përfunduar 8 shqiptarë, një italian si dhe një shtetas rumun.

Ndalimi dhe më pas arrestimi i trafikantëve është bërë pas lëshimit të urdhrit nga Gjykata e Varezës. Ndaj grupit tashmë të arrestuar rëndon akuzat e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si heroinë, kokainë, por edhe marijuanë, përcjell ilcittadinomb.it, raportonBalkanWeb.

Pas orperacioni të karabinierëve, shqiptarët dhe dy shtetasit e tjerë janë ndaluar në Milano,  Monza, Brianzas, Vareses, Pesaros, Urbinos si dhe në Rovigos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimet që zbuluan grupin e trafikantëve të drogës kanë nisur më 10 nëntor 2016, pas ekzekutimit me armë të dy shqiptarëve, Alban e Agron Lleshaj në  zonën e Canegrate.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se edhe ditë më parë kanë qenë të shumtë shqiptarët, të cilët janë arrestuar në Itali për vepra të ndryshme penale, kryesisht të vjedhjes dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonat e popullarizuara në shtetin fqinj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?