Itali, shkoi për të vizituar vëllain, 28 vjeçari shqiptar gjendet i therur në rrugë

Një 28 vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i plagosur me thikë në rrugë në Ipercoop l’Aquilone të Genovas.

I riu shqiptar u gjet nga një roje sigurie, i cili më pas lajmëroi karabinierët.

I riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u dërgua me urgjencë në spitalin e “Villa Scassi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

28 vjeçari ka marrë plagë në bark dhe në këmbë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mediat lokale italiane shkruajnë se shqiptari nuk jeton në Genova, por kishte shkuar për të vizituar vëllain e tij.

Ai nuk i është përgjigjur pyetjeve të policisë rreth ngjarjes.

Karabinierët kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, ndërsa vazhdojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?