FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Itali, spiunohet Renzi e shumë politikanë, kapen vëlla e motër

Policia italiane ka asgjësuar një central të spiunazhit kibernetik që për vite ka grumbulluar sekrete dhe të dhëna të rëndësishme, duke spiunuar politikanë, institucione, administrata publike, studio profesionle dhe sipërmarrës, në nivel kombëtar. Hetimet çuan në arrestimin e një inxhinieri bërthamor e të motrës së tij, rezidentë në Londër, por qytetarë të Romës. Midis të spiunuarve janë Matteo Renzi, Mario Draghi, Mario Monti dhe imzot Ravasi. Në shënjestër edhe të dhëna nga ENAV, shoqëria që administron trafikun ajror

Të arrestuarit, 45-vjeçari Giulio Occhionero dhe 49-vjeçarja Francesca Maria, janë shumë të njohur në ambientet e financës së lartë në kryeqytetin italian. Mbi të dy rëndojnë akuzat për prokurimin e lajmeve që kanë të bëjnë me sigurinë e shtetit, akses abuziv në sistemin informatik, të rënduar me përgjimin e paligjshëm të komunikimit informatik dhe telepatik. Ndër portalet objekt të aktivitetit të spiunazhit edhe ai i Banca d’Italia, i Dhomës së Ulët dhe i Senatit. “Giulio është i lidhur me ambiente të masonerisë italiane”, lexohet në urdhërin e ndalimit.

Në duart e dy të arrestuarve u gjet një database me 18.327 emra përdoruesish, nga të cilët 1.793 të pajisur me fjalëkalim dhe të kataloguar në 122 kategori që tregojnë topin e objektivit: politikë, biznes, të e të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

-/shqiptarja.com/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?