Itali, tjetër goditje basteve online, arrestohen 29 persona

Policia italiane i ka dhënë sot një tjetër goditje aktivitetit kriminal të basteve on line. Me urdhër të Prokurorisë së Catanias, janë ekzekutuar 29 urdhër arestimesh e janë sekuestruar 20 agjensi bastesh on line në Catania, Siracusa, Caltanisetta e Ragusa.

Operacioni i sotëm është vazhdim i operacionit të pak ditë më parë i shtrirë në të gjithë territorin italian i cili çoi në arrestimin e 68 personave.

Operacioni i sotëm i koduar “Gaming off line” është hetuar nga Antimafia italiane në koordinim me Shërbim Qëndror Operativ të Romës duke zbardhur një aktivitet të paligjshëm fitimesh përmes basteve on line.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të arrestuarti akuzohen për pjesëmarrje në aktivitet kriminal, ushtrim i aktivitetit të paligjshëm, ushtrim abuziv i aktivitettit të lojërave e basteve on line, riciklim i paligjshëm parash, falsifikim të pronësisë së bizneseve e të mirave materiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky organizim kriminal drejtohej nga klani mafioz Cappello-Bonaccorsi që administronte një rrjet agjensish bastesh e lojërash on line në të gjithë territorin siçilian.

Në konferencën për shtyp , Prokurori i Katanias Carmelo Zuccaro u shpreh se “operacioni i sotëm dëshmon se si mafia ka mundur të infiltrohet në mënyrë mjaft efikase në aktivitetin e basteve e lojërave on line, pasi ëshë një biznes që sjell përfitime mjaft të mëdha me disa miliona euro në muaj të cilat i shpëtojnë taksimit fiskal të shtetit.”

Të arrestaurti sot janë të gjithë shtetas italianë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?