Itali/ Trafikonte fëmijët e mitur, kapet shqiptari nga Interpol

Një i ri shqiptar është arrestuar sot në Itali, ndërsa pas kontrolleve të kryera, ka rezultuar se ishte i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Emri i të arrestuari nuk bëhet me dije, por siç shkruajnë mediat fqinje, thuhet se 28-vjeçari akuzohet për  veprën penale “shfrytëzim fëmijësh” dhe trafikim të qenieve njerëzore. Gjithashtu raportohet se kanë qenë shërbimet e Interpolit, të cilat kanë bërë të mundur identifikimin e më pas arrestimin e shqiptarit.

Tashmë drejtësia italiane pritet ta ekstradojë 28-vjeçarin drejt Shqipërisë, veprim ky i cili mund t’i kushtojë plot 15 vite burg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?