Itali, ulen testimet dhe rastet por rriten viktimat

Si çdo të hënë testimet ndaj Covid-19 në Itali shënojnë një reduktim të dukshëm, për shkak të mbylljeve të një pjesë të laboratorëve. Sot janë testuar 98862 tampone, rreth 47 mijë më pak se ditën e kaluar. Nuk habit kështu ulja drastike e bilancit të infektuarve të rinj, sot 9338 nga 11.705 të ditës së djeshme.

Situata në vendin fqinj nuk po shënon një trend qetësues e tregon numri në rritje i viktimave, 73, ndërkohë që dje ishin 69, që çojnë bilancin total në 36.616. Rritet po ashtu numri i personave të shtruar në spital dhe të atyre që kanë nevojë për terapi intensive. Nga e hëna e kaluar, numri i të infektuarve është praktikisht dyfishuar, dhe një tampon në shtatë nga ato që kryhen del tashmë pozitiv.

Lombardia me 1687 dhe Kampanja me 1593 kryesojnë renditjen e hidhur të rajoneve më të goditura, të ndjekura nga Toskana në rritje të ethshme (986) dhe Lacio (939), ndërkohë që me vetëm 22 raste Basilikata është rajoni më i “qetë”.

SHKARKO APP