Itali/ Ulet numri i viktimave dhe i të infektuarve me Covid-19, rekord të shëruarish në 24 orët e fundit

Ulet numri i viktimave dhe i të infektuarve Covid në Itali, por mjaft i ulët është dhe numri i tamponeve të kryera në 24 orët e fundit.

Dita e stome shënon 499 viktima e 12.756 të infektuar ndër 118.475  tamponë të kryer.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 39.266 të shëruar më shumë, një shifër kjo mjaft e lartë në krahasim me mesataren e personave të shëruar në ditët e shkuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Analiza e të dhënave të sotme shfaq një ulje të numrit të pacientëve që kërkojnë kurim spitalor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë 28 pacientë më pak në repartet Covid  dhe 25 të sëmurë më pak në repartet e terapisë intesive.

Deri më sot pandemia ka shënuar në Itali 1.770.150 të infektuar, 997.89 të shëruar e 61.739 viktima.

Të infektuar aktivë pozitivë në Itali janë sot 710.516 persona,

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?