Itali/Vendi ndahet në zona të kuqe, të verdha dhe jeshile

Në Itali shifrat e viktimave në një ditë për shkak të pandemisë së Covid-19, kanë arritur nivelet e fillimit të majit. Autoritetet shëndetësore të vendit fqinj flasin për 353 viktima, në rritje domethënëse nga 233 të ditës së djeshme.

Ndërkohë në rritje nga dje janë edhe të infektuarit e rinj, 2824, që çojnë numrin total nga fillimi i pandemisë në pothuajse 760 mijë persona.

Janë tashmë 2225 të shtruarit në terapi intensive, një shifër që shqetëson sepse po ngarkon sërish sistemin shëndetësor italian, si në muajt e parë të pandemisë. Lombardia mbetet sërish zona më problematike italiane me 6804 raste, e ndjekur nga Piemonte me 3169 dhe Kampanja me 2791.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria italiane pritet të shpallë sot masat e reja shtrënguese, ku vendi do të ndahet, si të ishte një semafor, në zona të kuqe, portokalli dhe jeshile, ku ato të parat dhe më problematike do të shohin mbylljen e çdo aktiviteti komercial dhe të shkollave përtej viteve të para.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?