Italia arrin “pikun”, kreu i Shëndetit Publik në konferencë: Çfarë presim në ditët në vijim
Italia duket se ka arritur pikun e pandemisë COVID 19 ndërsa prej 2 javësh janë regjistruar mijëra të prekur dhe qindra të vdekur në ditë, ndërsa numri total i këtyre të fundit ka kapërcyer numrin 14 mijë.
“Ne jemi në majë, domethënë në një kulm të sheshtë që mund të zgjasë disa ditë, atëherë shpresojmë që të nisë rënia, gjithnjë nëse e mbajmë kujdesin dhe vëmendjen tonë lart”, tha presidenti i Institutit të Sëndetit, Silvio Brusaferro, në konferencën e përditshme për shtyp mbi vazhdimësinë e krizës së pandemisë së koronavirusit.
Deri më tani në Itali janë konfirmuar rreth 101 mijë të prekur, 14 mijë të vdekur dhe rreth 12 mijë të shëruar.