Italia ashpërson rregullat anti-Covid/ Maska e detyrueshme dhe në ambiente të hapura

Dasma dhe festa private me numër të kufizuar personash, ambjentet e mbyllura të hapura deri në 23:00 dhe maska të detyrueshme për këdo në rrugë apo në vende të hapura.

Këto janë rregullat e reja anti-Covid që pritet të diskutohen nesër në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në Itali, raporton “Corriere”.

Qëllimi i Kryeministrit Conte dhe Ministrit të Shëndetësisë Speranza është të shmangin me çdo kusht një rritje të infeksioneve që do ta çonin Italinë në një situatë të ngjashme me atë aktualisht në Spanjë dhe Francë.

Bashkë me rregullat do të kërkohet edhe zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 31 janar 2021.

Gjithashtu, rregulli i ri mund ti ndalojë Rajonet për të futur rregullore më të buta sesa udhëzimet kombëtare, përcjell Ora News.

Rregullat e reja të qeverisë do të monitorohen nga Ministria e Brendshme përmes forcave të rendit.

Aktualisht, Italia numëron 325,329 të infektuar me Covid-19 dhe 35,986 viktima.

SHKARKO APP