Italia bën bilancin ditor të pandemisë

Vijojnë të jenë të stabilizuara shifrat ditore të pandemisë së Covid-19 në Itali. Autoritetet e Emergjencave Civile raportuan se në 24 orë e fundit 78 persona të tjerë humbën jetën si pasojë e virusit vdekjeprurës duke e çuar në 32,995 bilancin total të viktimave.

Lajme të mira vijnë nga të gjitha rajonet të cilat tashmë raportojnë më shumë persona të shëruar sesa të infektuar të rinj. 397 raste të tjera u raportuan për ditën e fundit ndërkohë që vijon të ulet presioni në spitale dhe terapitë intensive.

Përmirësimi i situatës ka bërë që autoritetet të mendojnë dhe lehtësimin e mëtejshëm të masave shtrënguese, me ministrin Speranza që paralajmëroi hapjen e shkollave në shtator.

SHKARKO APP