Italia do të punësojë 9 mijë infermierë

Italia është goditur thellë edhe ekonomikisht nga pandemia e Covid-19. Plani i ri ekonomik kap shifrën prej 55 miliardë euro. Kjo shifër është në ndihmë të ekonomisë së goditur fortësisht nga faza e parë e izolimit të vendit dhe e mbylljes së çdo aktiviteti ekonomik e prodhues, sektori i shëndetësisë zë një zë të veçantë me objektiv përmirësimin shumplanësh dhe riogranzimin e këtij sektori si dhe forcimin e mbrojtjes e garancisë së shëndetit publik.

Qeveria italiane ka vendosur futjen e një figure të re në sistemin shëndetësor italian, të infermieres së familjes në shërbim të komunitetit.Ka vendosur të punësojë rreth 9000 infermierë të rinj në sistemin shëndetësor publik si dhe një numër asistentësh sociale e socio-sanitarë.

Në periudhën kohore 2020-2024 do të vihen në dispozicion 100 milionë euro për të financuar bursa specializimi për punonjësit e sektorit të shëndetësisë. Mjaft burime financiare do të vihen në dispozicion të shërbimit shëndetësor ushtarak si dhe Fondi i emergjencave kombëtare do të rritet me 1.5 miliardë euro. Ndërhyrje do të kryhen dhe në ristrukturimin e reparteve të urgjencës si dhe sistemin e transportit të shëndetit publik.

SHKARKO APP