Italia e kalon shifrën e 100 mijë viktimave nga Covid-19

Italia shënon një bilanc tronditës në historinë e saj të pandemisë. Vendi tejkaloi sot pragun e zi të 100 mijë viktimave, një vit pas fillimit të përhapjes globale të virusit SARS-coV-2. Italia është vendi i parë në Europë që kalon këtë shifër.

Autoritetet italiane njoftuan për 318 viktima në 24 orët e fundit, ndërkohë që dje ishin 207. Në ulje numri i të infektuarve, 13902, rezultat i një numri pothuajse të përgjysmuar testimesh gjatë ditës së dielë.

Trendi në rritje pohohet edhe nga niveli i pozitivitetit, që mbetet i lartë, me 7.6%, ashtu si dhe rritjet e shtrimeve në terapi intensive dhe në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekziston mundësia që vendi të mbyllet totalisht për tri javë, për të favorizuar fushatën e vaksinimit masiv të popullsisë, por deri më tani ekzekutivi i Mario Draghi nuk është shprehur zyrtarisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?