Italia ende pa President, dështojnë 3 raundet në Kuvend

Ligjvënësit italianë dështuan në raundin e tretë për të zgjedhur kreun e ri të shtetit, pasi asnjë kandidat nuk gëzon konsensusin e forcave politike për të zëvendësuar Presidentin në largim Sergio Mattarella.

Gara për postin prestigjioz shtatëvjeçar mbetet është e hapur dhe asnjë nga partitë politike nuk ka vota të mjaftueshme për të mbështetur kandidatin e tyre, që do të thotë se nevojitet një marrëveshje kompromisi.

Raund i katërt i votimit, i cili fillon të enjten, pritet të jetë më pak i parashikueshëm sepse pragu i kërkuar për zgjedhjen e kreut të shtetit është dukshëm më i ulët.

SHKARKO APP