Italia: ISIS dhe Boko Haram, vetëm dy hapa larg

 

Tashmë krerët e ISIS janë zhvendosur nga qyteti i tyre fortesë Raqqa, duke kërkuar një fortesë të re. Ajo duket se është pikërisht qyteti Sirte në Libi.Al Bagdadi me të tijtë janë transferuar aty duke e kthyer në Raqqan e re.

Pas bombardimeve ruse dhe franceze në Siri, krerët e ISIS kanë preferuar të largohen për të gjetur një strehë më të sigurt. Në këtë mënyrë, ata mund të vijojnë të përhapin panik dhe janë shumë më afër Europës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Inteligjenca libiane ka njoftuar se shumë xhihadistë kanë mbërritur në Sirte duke ndërtuar bazën e tyre të re. Por veç tyre, në Sirte kanë mbërritur edhe dhjetra luftëtarë të Boko Haram që vijnë nga Mali, Çadi dhe Nigeria. P

Swiss Digital Mobile Reklama

or më e shqetësuar se kushdo është dhe duhet të jetë Italia. Distanca mes Libise dhe Italisë është diku te 1 mijë kilometra, vetëm disa orë larg lundrim.

Kryeministri Renzi ka vënë në alarm inteligjencën dhe rojet kufitare duke rritur gatishmërinë. ISIS ka paralajmëruar se Roma është objektivi i ardhshëm i xhihadistëve dhe pas këtij afrimi Italia ka një arsye më shumë për t’u shqetësuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?