Italia kryen mbi 100 mijë testime

Rikthehet rritja e numrit të personave të prekur nga koronavirusi në Itali. Në 24 orët e fundit nga 102 mijë testime të kryera, 1326 persona rezultuan të infektuar me virusin vdekjeprurës, krahasuar me 978 që ishin një ditë më parë.

Me këto shifra numri total i personave të prekur nga Sars-Covid-2 në Itali arriti në 271 mijë. Viktimat e reja janë 6 për një total prej 35.497 të vdekurish që nga nisja e pandemisë.

Lombardia vijon të jetë rajoni më i prekur nga koronavirusi me 237 raste të reja, e ndjekur nga Veneto, Lazio dhe Campania. Gjatë 24 orëve të fundit u kryen 100 mijë testime, sasia më e madhe e kryer ndonjëherë sipas ministrisë së Shëndetësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?