Italia kujton tragjedinë e Urës Morandi, drejtësia ende mungon

Më 14 gusht 2018, një nga tragjeditë më të mëdha u shënuan në Itali. Genova u shkatërrua nga shembja e urës Morandi, ku humbën jetë 43 persona që po kalonin në atë çast urën e cila u shkrumbua duke marrë me vete në humnerë edhe kalimtarët në urë.

Katër vjet më vonë, në ditën e përkujtimit, ende kërkohet drejtësi për jetët e humbura.

“Është një ditë e vështirë, me shumë pyetje ende, le t’i kërkojmë Zotit të jetë njerëz të shpresës, besimit dhe të ardhmes”, janë fjalët me të cilat kryepeshkopi At Marco Tasca, hapi meshën në kujtim të tyre në kishën famullitare të San Bartolomeo della Certosa.

SHKARKO APP