Italia lehtëson masat anti-covid

Udhëtarët që do të shkojnë drejt Italisë nuk do të jetë e nevojshme që të karantinohen. Por normalisht kjo duke filluar nga data 1 mars.

Lajmin e ka dhënë Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila njofton se Italia ka vendosur që të lehtësojë masat anti-covid për hyrje-daljet nga vendi.

Të gjithë personat që duan të futen në Itali, mjafton që të kenë certifikatën e vaksinimit me dy doza. Për ata që nuk janë të vaksinuar, mjafton një test PCR negativ ose certifikata e rikuperimit nga Covid-19.

SHKARKO APP