Italia në alarm, hakerat vjedhin adresat e zyrtarëve të lartë

Hakerë të panjohur kanë aksesuar mijëra llogari të certifikuara e-mail-i në Itali të cilat u përkisnin gjykatësve dhe zyrtarë të lartë qeveritarë në një sulm kibernetik realizuar në fillim të muajit Nëntor.

E-mail-et e certifikuara garantojnë identitetin e dërguesit, datën dhe orën e dërgimit dhe marrjes së një e-mail-i duke u dhënë një status ligjor.

“Ky ështës sulmi më i egër kibernetik që kemi pasur që nga Janari i këtij viti, por situata është nën kontroll,” u shpreh shefi i sigurisë kibernetike italiane Roberto Baldoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmi mendohet të jetë realizuar më 12 Nëntor në një server në Romë i cili menaxhon llogaritë e e-mail-eve të administratës publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hakerët mund të kenë aksesuar 500,000 llogari, ku 9,000 prej tyre u përkisnin gjykatësve dhe anëtarëve të agjencisë së sigurisë, raporton PCWorld.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?