Italia në alarm pas shpërthimit të vullkanit Etna

Autoritetet lokale në Itali kanë vendosur paralajmërime pasi vullkanet Etna dhe Stromboli janë bërë aktive. Udhëtarët që përdorin aeroportin më të madh të Sicilisë, Katania, po përballen me anulime si shkak i shpërthimit të vullkanit Etna.

Vullkani aktiv, më i larti në Evropë, ka pasur një rritje të konsiderueshme të aktivitetit gjatë javës së kaluar. Stromboli, në ishullin e afërt Aeolian, gjithashtu mund të shpërthejë menjëherë.

Istituto Nazionale di Geofisica e Vulcanologia në Katania ka raportuar se hiri që buron nga mali Etna ka arritur në 4.35 kilometra në ajër. Si rezultat, pjesa më e madhe e hapësirës ajrore pranë vullkanit u detyrua të mbyllet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?