Italia në alarm: Po vijnë mbi 600 mijë emigrantë nga Libia
Mbi 685 mijë emigrantë të parregullt nga Libia thuhet se janë gati të nisen për të zbarkuar në bregdetin italian. Ky është një alarm që lëshohet nga shërbimet sekrete të Romës. Shifra u shfaq në raportin e emigracionit që i dërgohet çdo javë qeverisë.
Në të gjithë vitin 2022, në Italia mbërritën 104 mijë emigrantë të paligjshëm, kur flukset ishin ende të frenuara nga pandemia. Tani numri i njerëzve që nisen vetëm nga vendi afrikan është pothuajse shtatë herë më i lartë.
Kjo është arsyeja pse tema e emigracionit të paligjshëm ka marrë karakterin e plotë të një emergjence. Më herët mbi 1 mijë persona u shpëtuan në brigjet e Italisë jugore, me rojet bregdetare që u erdhën në ndihmë 3 varkave që kishin mbetur të bllokuara mes detit të trazuar, pranë Kalabrisë.
Vëmendja ndaj këtij fenomeni shqetësues, u kthye në 26 shkurt, pas tragjedisë në portin e Krotones ku humbën jetën 74 emigrantë pas mbytjes së një varke, me të cilën po udhëtonin.