FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Italia në gjunjë nga tërmetet e bora, presidenti i KE: Nuk ju lëmë vetëm. Gentiloni kërkon ndihmën e ushtrisë

Italia është gjunjëzuar nga tërmetet dhe moti i keq. Situata është e jashtëzakonshme. Mijëra qytetarë janë bllokuar nga bora në qendër të Italisë, një pjesë e tyre jetojnë në çadra pas tërmeteve të muajve të kaluar, ndërkohë kësaj situate i shtohen edhe lëkundjet e ditës dhe natës së kaluar.

Por presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ka siguruar se ‘do të vëmë në dispozicion të gjithë ndihmën tonë, që Italia ashtu si për emigracionin të mos lihet vetëm”. “Tërmeti ka goditur Europën, jo vetëm Italianë”, tha ai.

Juncker ka konfirmuar se shpenzimet e lidhura me tërmetin nuk do të kenë rol në patin e stabilitetit duke shtuar: “Jemi të gjithë italianë, rroftë Italia!”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni ka kërkuar ndërhyrjen e ushtrisë.
Ai ndodhet në kontakt të vazhdueshëm me Mbrojtjen Civile dhe komisar Errani i ka kërkuar ministrit Pinotti një tjetër angazhim të forcuar të ushtrisë bashkë me strukturat operuese që janë prezentë në zonën e goditur nga moti i keq dhe tërmetet, për të garantuar prezencën maksimale të shtetit në vendet e prekura.

Swiss Digital Mobile Reklama

dele-itali dele-itali-2 itali-bora

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?