Italia në zi për Berlusconin, ceremonia mortore do të mbahet të mërkurën në katedralen e Milanos
Pas lajmit për ndarjen nga jeta të Silvio Berlusconit, në Itali kanë nisur ditët e zisë kombëtare. Flamujt janë ulur në gjysmë-shtizë. Ceremoniali shtetëror i homazheve zhvillohet të mërkurën në katedralen e Milanos, por ende nuk është përcaktuar data e ceremonisë së varrimit.
Këtë të martë, trupi ndodhet në rezidencën e familjes së tij në Arkore, atje ku që prej të hënës ka pasur vizita të shumta duke nisur nga politikanë vendas e deri te dashamirësit, të cilët vendosën lule në rrethimin e saj. Kulla e medias prestigjioze italiane Mediaset në Milano nderoi me mesazhe falenderuese në ekranet e mëdhenj, Silvio Berluskonin që e etiketoi si babain e saj.
Pasuria pritet të ndahet mes 5 fëmijëve nga 2 martesat e para të tij. Ende është e paqartë nëse nga kjo përfiton Marta Fashina, bashkëshortja e tretë me të cilën lidhi martesë vitin e kaluar.