Italia nuk humbet kohë, e hapur për turistët e huaj që këtë muaj
Qytetarët mund të udhëtojnë drejt Italisë për pushime që në mes të muajit Maj. Duket se thuajse pas një viti të bllokuar, Kryeministri italian Mario Dragi tashmë ka ambicien për rigjallërimin e turizmit në vend.
“Nuk do të presim gjysmën e dytë të Qershorit për të pasur pasaportën e gjelbër europiane. Që në gjysmën e dytë të Majit, turistët do të kenë italianen”.
Pritet që gjatë ditëve në vijim të përcaktohen rregulla të qarta për turistët nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Europian. Mediat italiane shkruajnë se për marrjen e pasaportës së gjelbër italiane, turistët e huaj duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit me dozat e një prej vaksinave të autorizuara nga Agjencia Europiane e Barnave, nëse disponohet një certifikatë shërimi nga Covid-19 ose vërtetim tamponi negativ i 48 orëve të fundit.
Plani i kryeministrit italian është në përputhje edhe me rekomandimin që Komisioni Europian publikoi të Hënën, që u rekomandonte vendeve anëtare të lejonin udhëtimet jo-thelbësore për të vaksinuarit nga vendet jo-anëtare, por që përfitojnë nga lëvizja e lirë.