Italia pezullon testimin e vaksinës së “Oksfordit”
Shkencëtarët anglezë kanë pezulluar testimin e një prej vaksinave më shpresëdhënëse kundër koronavirusit të ri pas dyshimeve se shkakton komplikacione.
Të njëjtën linjë ka ndjekur edhe Italia, teksa Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza e konfirmoi diçka të tillë.
Ai tha se Italia do të vazhdojë të investojë për vaksinën anti-covid.
“Italia do të vazhdojë të investojë në krye të kërkimeve për vaksinën anti-Covid me qëllim garantimin e zgjidhjeve efektive në sigurinë maksimale sa më shpejt të jetë e mundur. Pezullimi nga AstraZeneca demonstron seriozitetin e protokolleve të rrepta të verifikimit. Asnjë vaksinë nuk do të autorizohet kurrë pa garanci e plotë për shëndetin e njerëzve. Brenda këtij kuadri, me Komisionin Evropian, ne jemi duke investuar në kandidatët kryesorë të vaksinave që po testohen me standardet më të larta të sigurisë dhe efikasitetit”, tha Speranza.
Bllokimi i vaksinës erdhi një javë pas marrëveshjes së nënshkruar mes Italisë e Europës për marrjen e dozave të para të vaksinës nëse ajo do të ishte gati brenda vitit 2020.
Stopimi i testimeve të vaksinës në këtë fazë të tretë mund të sjellë një vonesë deri në 6-8 muaj edhe pse sipas ekspertëve pritet më parë të kuptohet nëse kemi të bëjmë me një fazë vlerësimi, që do të thotë se nëse problemi identifikohet, gjithçka rikthehet si më parë shumë shpejt.
Sipas imunologut italin Sergio Abrignano profesor i universitetit të Milanos, bllokimi i vakisnës nuk do të thotë vdekja e saj. por është prova e një studimi efikas e në siguri.
Edhe pse komplikimet e testeve të vaksinës janë shfaqur tek një person i vetëm, rregullat janë mjaft të hekurta. mjafton reagim i keq vetëm tek një rast për të bllokuar të gjithë procesin. Po cfarë do të ndodhë tani? Sipas agjensisë rregullatore të barnave, FDA, do të ngrihet një komitet ekspertësh të pavaruar që do të verifikojnë e analizojnë të gjitha të dhënat për të vlerësuar nëse komplikimi negativ tek pacienti është rrjedhë e vakisnës apo i rastësishëm.