Italia shpëton 2.400 refugjatë
Më shumë se 2,400 refugjatë janë shpëtuar në ngushticën e Sicilisë në dy ditët e fundit kanë pohuar shërbimet e emergjencës, por ata kanë thënë se kanë gjetën fatkeqësisht tre kufoma.
Tani në vitin e dytë të krizës më të thellë të migracionit që prej Luftës së Dytë Botërore, Europa është goditur nga më shumë se 1.2 milionë ardhje, kryesisht nga Afrika dhe Lindja e Mesme, që nga fillimi i 2015. Rojet bregdetare të Italisë kanë vazhduar të marrin emigrantët në vështirësi në mes të brigjeve jugore edhe pse shumica e njerëzve që kërkojnë një jetë më të mirë në Europë kanë marrë rrugët më të rrezikshme në Greqi duke lundruar nga Turqia.
Rojet bregdetare Italiane dhe anija e marinës dhe një anije norvegjeze kanë operuar me agjencinë e kufirit të Bashkimit Europian Frontex, dhe kanë shpëtuar 1,467 njerëz në 12 operacione më 16 mars, thanë rojet bregdetare në një deklaratë.
Gjetja e dy trupave, ndërsa shpëtimi i 750 njerëzve në gjashtë gomone, dhe zyrtarët e marinës në një mision të veçantë shpëtimi gjetën një kufomë të tretë. Rojet bregdetare nuk kanë dhënë detaje mbi kombësitë e viktimave apo të atyre që shpëtuan.
Burimi:Reuters/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

