Italia vendos karantinë 5-ditore për udhëtarët nga vendet e BE, ja çfarë parashikon vendimi
Qeveria italiane ka vendosur një karantinë 5-ditore për udhëtarët nga vendet e Bashkimit Evropian.
Mediat italiane raportojnë se ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza do të firmosë sot urdhrin e ri që vendos masa të reja kufizuese për shmangien e kontakteve të koronavirusit.
Urdhri parashikon se: “Për hyrjet nga vendet e BE-së, duhet një tampon hyrës, një karantinë 5-ditore dhe një tjetër tampon pas 5 ditëve”.
Ndërkaq në Itali vazhdon fushata e vaksinimit, sikundër edhe në vende të tjera të Bashkimit Evropiane. Më parë Italia e kishte në fuqi karantinën vetëm për vendet të cilat nuk ishin pjesë e bllokut. Vendimi ka hapur debat lidhur me kufizimet që sjell në turizëm, ndërkohë që na ndajnë disa muaj nga sezoni veror.
Ndërkohë që shifrat e infektimeve në Itali janë të larta, kryeministri Mario Draghi, duke iu referuar vendimit deklaroi se: “Të gjithë duhet të heqim dorë nga diçka”.