Izolimi kthehet në horror për 21 femra në Turqi, gjenden të vrara
Në Turqi, ditët e karantinës janë kthyer në tragjedi për 21 vajza e gra të cilat janë vrarë në rrethana të dhimbshme, 14 prej tyre, në shtëpi.
Raporti i publikuar sot nga We Will Stop Women’s Murder, evidenton se nga 11 marsi që nisi lockdown e deri më 31 mars janë vrarë 21 femra kurse gjatë gjithë muajit, 29 gjithsej, informon noa.al.
Mes viktimave është Hatice Kurt, 46 vjeçe. Ajo u vra para pak ditësh me pistoletë nga ish burri i saj,
Po ashtu edhe Dilek Kaya. Atë e vrau i fejuari, një ushtar i ushtrisë turke. Rastet e tjera janë të ngjashme: krime familjare nga burra të dhunshëm që i marrin jetën grave.
“Jemi të shqetësuara, – tha në TV, Tulin Oygur, presidente e Republican Women’s Association. Mbyllja në shtëpi, – vijoi ajo, – po shkakton dhunë të gjerë ndaj grave, por edhe ndaj fëmijëve.
Ajo kërkoi që gjykatat të rifillojnë punën e ndërprerë më 13 mars për shkak të COVID-19, si një mundësi që gratë denoncuese të mund të marrin urdhra mbrojtjeje.