Izolimi nga koronavirusi shkurton 780 mijë vende pune në Australi
Rreth 780,000 vende pune u shkurtuan në Australi pasi vendi u izolua për shkak të Covid-19.
Të dhënat e mbledhura dhe të lbëra publike nga Byroja e Statistikave Australiane (ABS) dhe Zyra e Taksave Australiane, treguan se vendet e punës në të gjithë vendin u ulën me 6% midis 14 Marsit dhe 4 Prillit, shkruan CNN.
Më 20 shkurt, vendi kishte pak më shumë se 13 milion njerëz të punësuar, sipas ABS. Duke supozuar se ai numër mbahej i qëndrueshëm gjatë disa javëve në vazhdim, kjo do të thoshte se ishin humbur rreth 780,000 vende pune.
Gjeografikisht, shtetet e Viktoria dhe Tasmania kishin uljet më të mëdha të vendeve të punës.
Për sa i përket sektorit, industria e akomodimit dhe shërbimeve ushqimore është më e goditura, më shumë se një e katërta e të gjitha vendeve të punës në këta sektorë u shkurtuan. Shkurtimet e rradhës më të larta erdhën në industritë e shërbimeve të artit dhe rekreacionit.
Deri më tani në Australi janë shënuar 71 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 6,642 të infektuar.