FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Izolohet Boris Johnson, çfarë ka ndodhur me kryeministrin britanik

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është vetizoluar në banesën e tij ku do të qëndrojë për dy javë pasi zhvilloi një takim me një zyrtar i cili rezultoi pozitiv me COVID-19.

Përmes një postimi në Twitter, Johnson shkruan se ai është njoftuar nga laboratori dhe se duhet të izolohet pasi ka pasur kontakt me një të infektuar.

Ai shkruan se aktualisht nuk ka simptoma dhe se po ndjek të gjitha udhëzimet e mjekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Johnson ka zhvilluar një takim që zgjati 35 minuta ditën e enjte (12 nëntor) me disa deputetë, këtu përfshirë dhe Lee Anderson i cili më pas rezultoi pozitiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?