FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Izoloi virusin, ky shtet drejt hapjes së shkollave

Kur bota është izoluar për tu mbrojtur nga pandemia e Covid-19, një shtet është drejt hapjes së shkollave. Kreu i Komisionit lokal të Arsimit në Shanghai, bëri me dije se në datën 27 prill, në kryeqytetin kinez, do të hapen institucionet e arsimit publik, të mbyllura si masë për të parandaluar përhapjen e pandemisë së Covid-19. Lu Jing lajmëroi se të parat do të fillojnë mësim vitet e fundit të shkollave fillore dhe atyre të mesme. Sipas tij, shkollat duhet të përgatiten me të gjitha mjetet e nevojshme për hapjen e plotë përpara datës 6 maj dhe secilës prej tyre do t’i jepet një datë specifike se kur duhet të fillojë mësimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?