Izrael – Netanjahu në hetim se pranoi dhurata “qindra mijëra dollarëshe”

Policia izraelite ka marrë në pyetje kryeministrin Benjamin Netanjahu, në banesën e tij zyrtare në Jeruzalem, si pjesë e një hetimi mbi pretendime për korrupsion. Lëvizja është autorizuar nga Prokurori i Përgjithshëm Avichai Mandelbilt, i cili vendosi, pasi një hetimi paraprak, se kishte mjaftueshëm prova për të hapur një hetim kriminal.

Mediat izraelite kanë raportuar se marrja në pyetje e kryeministrit zgjati rreth 3 orë dhe me gjasa, kjo nuk do të jetë hera e fundit që Netanyahu do të përballet me autoritetet.

Sakaq, kryeministri i shprehu fraksionit të tij udhëheqës në parlament, se të gjithë ata që shpresojnë se Netanyahu do të rrëzohet nga ky hetim, duhet të presin e të mos festojnë para kohe, pasi asgjë e gabuar nuk do të dalë në dritë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave izraelite, hetimi lidhet me dhurata me vlerë “qindra mijëra dollarëshe”, të dhëna nga biznesmenë vendas dhe të huaj. Sipas raportimeve, ky hetim është vetëm një nga dy çështjet e hapura tashmë kundër kryeministrit, por detajet për këtë të dytin, nuk bëhen të ditura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Netanyahu, 67 vjeç, ka qenë pjesë e skenës politike të vendit që prej vitit 1996. Tashmë ai është në mandatin e katërt si kryeministër dhe nëse arrin të ruajë këtë post deri në fund të vitit të ardhshëm, ai do të bëhet lideri më jetëgjatë në shërbim i vendit. Përgjatë viteve, Netanyahu dhe bashkëshortja e tij Sara, janë përballur me disa skandale, duke përfshirë edhe hetime për shpërdorim të fondeve shtetërore dhe një audit mbi shpenzimet e familjes. Çifti vazhdimisht ka mohuar çdo akuzë.

Kryeministri Netanyahu nuk është i pari i cili përballet me të tilla hetime ndaj tij. Por siç shumë analistë kanë bërë të qartë, ai mund të vijojë të mbetet në detyrë edhe për vite të tjera, siç edhe ka ndodhur me shumë nga paraardhësit e tij.

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?