Izraeli dorëzon trupat e 45 palestinezëve

Këtë të hënë Izraeli dorëzoi trupat e 45 palestinezëve, tha Kryqi i Kuq, një ditë pasi militantët kthyen eshtrat e tre pengjeve. Zyrtarët izraelitë i identifikuan të tre si ushtarë që u vranë në sulmin e udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023 që shkaktoi luftën.

Shkëmbimi i pengjeve shënoi një hap tjetër përpara për armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA-ja në konfliktin 2-vjeçar lufta më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese e zhvilluar ndonjëherë midis Izraelit dhe grupit militant “Hamas”.

Që prej hyrjes në fuqi të armëpushimit më 10 tetor, militantët palestinezë kanë dorëzuar trupat e 20 pengjeve, ndërsa tetë të tjerë kanë mbetur ende në Gaza.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?