Izraeli kritikon ashpër Australinë pas sulmit vdekjeprurës në Sidnej
Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar kritikoi ashpër qeverinë australiane pas të shtënave në një aktivitet të festës së Hanukkah, në Sidnej.
“Jam i tmerruar nga sulmi me armë zjarri në një aktivitet të Hanukkah në Sidnej, Australi”, shkroi Saar në një postim në platformën e mediave sociale X.
Ai tha se komuniteti hebre ishte shënjestruar dhe se të shtënat e së dielës ishin rezultat i “tërbimit antisemitik në rrugët e Australisë gjatë dy viteve të fundit”.
“Qeveria australiane, e cila mori paralajmërime të panumërta, duhet të vijë në vete!”, shkroi ai.
Autoritetet australiane ende nuk kanë komentuar mbi motivet e mundshme, duke thënë vetëm se dy persona ishin në paraburgim, pas të shtënave në plazhin Bondi.
Media australiane raportoi se u qëlluan dhjetëra të shtëna dhe se pati viktima të shumta.
Shoqata Hebraike Australiane tha se të shtënat ndodhën në një aktivitet publik të Hanukkah.
ATSH
KOHA JONË SONDAZH

